“Ndonëse Serbia ka sjellje armiqësore dhe antievropiane nuk është penguar fare në rrugën e saj drejt integrimit evropian

” ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ndërsa Kosova po mbetet e izoluar për shkak të bllokadave të cilat sipas tij po i bëhen nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Serbi në janë vazhdimisht të acaruara.

Thaçi në një konferencë për media ka folur edhe për rrëfimin e Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan për dhunën seksuale që ka përjetuar ajo gjatë luftës në Kosovë.

Ka kërkuar nga Kuvendi që të nxjerrë një rezolutë për gjenocidin dhe krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sipas tij asnjë krim i kryer nga Serbia nuk duhet heshtur.

Pas dy dekadash e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka raportuar dje para Kongresit Amerikan për përjetimet e saj të tmerrshme të asaj kohe.

Tv Klan