Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete për gjendjen e komuniteteve në përgjithësi në Kosovë, ka thënë se Kosova sot nuk merr shembuj nga rajoni, por është bërë shembull për rajonin, shkruan Klan Kosova.

“Jemi shembull se si duhet të promovohet dialogu dhe se si duhet të ndërtohet një shtet që është shtëpi e të gjitha komuniteteve, me një shoqëri multi-kulturore, ku të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, do të mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë identitetin dhe kulturën e tyre”,

ka thënë ai.

Thaçi ka theksuar se rruga që ka bërë Kosova nuk ka qenë e lehtë, sepse transformimet nëpër të cilat është dashur të kalojmë si shoqëri kanë qenë të mëdha.

Në negociatat për ndërtimin e shtetit të Kosovës treguam pjekuri dhe vizion politik, duke pranuar provizione që akomodonin të gjitha komunitetet. Kemi ndërtuar mekanizma për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, pa marrë parasysh numrin e tyre, në jetën publike e institucionale në Kosovë. Mekanizma për të ruajtur dhe për të promovuar identitetin e tyre

”, ka thënë presidenti Thaçi./tvklan.al