Thaçi kundër Lajçakut si përfaqësues i BE-së



Thaçi kundër Lajçakut si përfaqësues i BE-së

16:45 26/05/2020

Do të bojkotojë negociatat Prishtinë – Beograd që ndërmjetësohen prej tij

Prej momentit që është përmendur emri i Miroslav Lajçak si përfaqësues i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte kundër, duke hedhur një mal kritikash ndaj tij.

Tani presidenti thotë se nuk merr pjesë në negociata që udhëhiqen nga ai.

“Personalisht, si President, do t’i përgjigjem ftesave nëpër samite të udhëhequra nga Merkeli, Macroni etj, por nuk do të marrë pjesë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçaku. Personalisht nuk jam në kontakt me Lajçakun dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet Lajcak-Kurti-Borrel”.

Thaçi thotë të ketë besim të plotë në lidershipin e SHBA-së se do ta përmbyllin me sukses dialogun të cilët sipas tij duhet të kenë rol udhëheqës.

Ndërkohë derisa po afrohet koha e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretimin e Presidentit, janë ashpërsuar edhe kritikat Thaçi-Kurti.  Sipas Presidentit, ka ardhur koha që Kurti dhe siç u shpreh ai grupi i tij të ballafaqohen me drejtësinë.

“Një njeri që ka bërë dy shkelje të rënda të kushtetutës dhe i shkarkuar dhe ndëshkuar nga 23 të deputetëve të Kuvendit nuk mund të quhet ndryshe pos uzurpator i zyrës së Kryeministrit”.

Ndërkohë i është kundërpërgjigjur Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e mandatarit për Kryeministër të Presidentit deri më 29 Maj, ndërsa është duke shqyrtuar këtë dekret pas ankesës së LVV-së dhe pritet që brenda kësaj jave të dalë me vendimin final.

Tv Klan



Të ngjashme