Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si hap të rëndësishëm pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike.

Ndërsa është shprehur krenar me paralakimin e sportistëve në Rio me simbolet e vendit.

Përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale, Thaçi tha se Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror.

“Moment i paharruar për shtetin dhe popullin tim. Kosova shënoi debutimin në ngjarjen kryesore ndërkombëtare sportive, në Lojërat Olimpike. Krenar me parakalimin e sportistëve tanë me simbolet shtetërore. Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror. Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve! HTH,”

ka shkruar Thaçi në Facebook./tvklan.al