Për Hashim Thaçin, pas MSA -së, hap i natyrshëm është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Deklaratën, Presidenti i Kosovës e bëri gjatë një takimi që pati sot me Sekretarin francez të Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir, si dhe Ministrin e Shtetit për Evropë të Gjermanisë, Michael Roth.

Siç shkruan

Klan Kosova,

Thaçi falenderoi përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Presidenti u shpreh se sukseset e Kosovës “i kemi arritur së bashku” dhe se tani Kosova është faktor stabiliteti në rajon.

Sekretari Désir deklaroi se Kosova ka shënuar suksese të dukshme dhe se BE-ja tani do të punojë bashkë me rajonin për të ndihmuar në procesin e integrimit në familjen evropiane.

Ndërsa ministri Roth tha se vizita në rajon e këtij delegacioni të lartë ka për qëllim të tregojë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të punojnë sëbashku që t’i tregojnë Ballkanit Perëndimor se nuk do të lihet mënjanë. /tvklan.al