Thaçi mandaton Albin Kurtin si kryeministër

Thaçi mandaton Albin Kurtin si kryeministër

15:35 20/01/2020

VV ka 15 ditë afat të krijojë qeverinë

Edhe një takim i dështuar ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Thaçi e ftoi Kurtin për t’i dorëzuar ky i fundit emrin e mandatarit të qeverisë, por ky refuzoi duke e dërguar atë përmes sekretares së partisë.

Ndërsa nëpërmjet një videomesazhi Kurti tregoi që ndonëse propozon veten për kryeministër, ende nuk ka ndonjë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në videomesazhin e tij ku shihej një karrige bosh, Kurti ka hedhur kritika të shumta në drejtim të LDK-së ndërsa i bëri thirrje LDK-së që të ulen në tavolinën e bisedimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Por videomesazhin e Kurtit nuk e ka pritur mirë LDK-ja. Megjithatë nesër pritet të mblidhet kryesia e kësaj partie.

Kritika të ashpra ndaj kreut të VV-së për zvarritjen e formimit të qeverisë ka hedhur edhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi. Ai megjithatë ka thënë se në çfarëdo forme në këtë mandat partia Demokratike e Kosovës do të mbetet në opozitë.

Kanë kaluar tre muaj e gjysmë nga mbajtja e zgjedhjeve e rreth dy muaj nga certifikimi i rezultateve dhe Kosova ende nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi