“Ata që gënjyen të kërkojnë falje”

Meritat për marrëveshjen e arritur në Washington ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia ka atribuuar presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë ai tha se marrëveshja do të ishte edhe më e qëndrueshme sikur të kishte unitet brenda faktorit politik në Kosovë.

“Sikur të ishim më unik në dy tri vitet e fundit, marrëveshja do të ishte më e qëndrueshme, dhe nuk do t’i humbnim ato vite që i kemi humbur me konspiracione, paragjykime e gënjeshtra”.

Duke përmendur vazhdimisht konspiracionet, Thaçi indirekt ka kërkuar nga ish-Kryeministri Albin Kurti të kërkojë falje, pasi sipas tij, nuk ka pasur thika në harta.

“U pa që nuk ka pasur thika në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të shtetit të Kosovës, por fuqizim. Ata që i kanë nxjerrë këto të rrejshme, i ftoj t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës për injorancën e treguar”.

Ndërsa sa i përket njohjes nga Izraeli, Presidenti Thaçi tha se Kosova ka kontakt të vazhdueshëm me Presidentin turk dhe se kjo njohje nuk do të cënojë partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Tv Klan