Analistët thonë se pozicioni i Kosovës dobësohet

Dërgimi në Hagë i ish-drejtuesve të UÇK-së përfshirë edhe ish-Presidentin Hashim Thaçi duke të ketë lënë pasoja dhe paqartësi në çështjen më të nxehtë të Kosovës, dialogun me Serbinë.

AAK-ja nëpërmjet ministrit të Drejtësisë kërkoi pezullimin e dialogut për çka hasi në kundërshti të Kryeministrit Avdullah Hoti.

Analistët thonë se në këtë proces pasojat janë dukshme.

Analisti Ismajl Tasholli vlerëson se arrestimet ndikojnë në këtë proces dhe marrëveshjen finale me Serbinë.

“Në kontekstin ku imazhi është shumë i rëndësishëm ne po shkojmë në një thyerje të atij imazhi ose në një keqpërdorim të atij imazhi që dobëson pozicionin tonë në dialogun me Serbinë. Nëse kihet parasysh akti kur Presidenti Thaçi zbritet nga aeroplani për të mos shkuar në Shtëpinë e Bardhë janë krejt këto pika që e bëjnë të pashmangshme moslidhjen e këtyre argumenteve”.

Analisti Fisnik Halimi fatin e dialogut e ndërlidh edhe me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Bashkimi Evropian vlerëson se pavarësisht zhvillimeve të fundit, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojë.

Aktakuza e pretenduar nga zyra e prokurorit të specializuar ende pa u konfirmuar nga Gjykata Speciale ishte publikuar në Qershor të këtij viti në kohën kur Hashim Thaçi, në atë kohë president, ishte nisur drejt SHBA-së për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi.

Ndërsa më 26 Tetor atij i ishte konfirmuar akt-akuza dhe më 5 Nëntor ai bashkë me Veselin e Selimin kanë udhëtuar për në Hagë.  

Tv Klan