Ashtu siç kishte premtuar më herët, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit, pranë kufirit Kosovë-Sebi, burimi kryesor energjitik i Kosovës, i pretenduar nga Serbia.

Presidenti kosovar zhvilloi një shëtitje me barkë në Ujman dhe tha se u prit mirë nga disa qytetarë të minoritetit serb atje. Pavarësisht tensioneve për vizitën e tij, Thaçi tentoi të shmangë keqkuptimet, duke thënë se dialogu me Serbinë vijon.

“Bisedat që po zhvillohen do të jenë për paqen për stabilitetin për pajtimin, për njohjen reciproke”, tha Thaçi.

Por teksa Thaçi vizitonte liqenin e Ujmanit, në Prishtinë lëvizja Vetëvendosje zhvilloi një protestë paqësore kundër presidentit dhe kundër dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kosova është shtet i kapur. Çlirimi nga okupatori i huaj u zëvendësua me uzurpimin e okupatorit tonë, i cili po bashkëpunon ngushtë me atë okupator”, tha Albin Kurti.

Protesta nën moton “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa manifestuesit u mblodhën në Prishtinë nga qytete të ndryshme.

Tv Klan