Aspak premtuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë i konsideron zhvillimet e fundit Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Për Thaçin, edhe përkundër iniciativës për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi gjërat nuk po lëvizin fare.

Në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA, Thaçi tha se përmbyllja e dialogut me Serbinë që rezulton me njohje reciproke është interes nacional i Kosovës. Ka kërkuar nga spektri politik të jenë unik për këtë çështje.

Hashim Thaçi: Nuk kam dyshim që në këtë vit mund të arrihet marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodhë hymë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, të cilat mund të destabilizojnë raportet jo vetëm tonat si dy shtete por edhe rajonin. Uashingtoni apo Bruksel nuk ka mundur të imagjinojë që dy dekada më vonë, Kosova dhe Serbia nuk do të krijojnë marrëdhënie normale.

Albin Kurti: Projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, por jo ideja. Në Serbi është quajtur përkufizim, ndërsa në Kosovë korrigjim i dhimbshëm, emërtime të ndryshme por çështje të njëjta. Pengesë për neve në BE janë pesë shtetet që nuk na kanë njohur, kurse për Beogradin pengesë është Kosova.

Strand Sjaastad, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë: Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi. Për momentin veprimet uniterale për Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në dialog.

Sipas ankesës së Institutit Ridea, 32 përqind e qytetarëve janë për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Tv Klan