Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e nesërm mes tij dhe homologut serb Aleksandar Vuçiç.

Takimi i përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Presidentët e dy vendeve do të bisedojnë për të vazhduar dialogun për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.

/tvklan.al