Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan. Kreu i Shtetit të Kosovës deklaroi se në vitin 2002 një kryeministër nga Shqipëria i ka shkuar në zyrë dhe i ka ofruar planin e ish kryeminsitit serb Zoran Dindiç (Gjingjiç).

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiç  për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra. Më ka sjellë planin e Gjingjiç për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kabenicës. Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emër të kryeministri Gjingjiç, është adresa e gabuar, i thashë, shko në vend tjetër”,

u shpreh, Thaçi.

/tvklan.al