Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat pas takimit me të dërguarin speciale të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se mes dy vendeve duhet arritur një marrëveshje përfundimtare.

Gjatë fjalës së tij ai tha se “ka ardhë momenti që Bashkimi Evropian të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciproke, dhe duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes dhe jo të diskutohet për çështje teknike”.

Po ashtu Thaçi tregoi dhe diskutimet që ka pasur me Lajaçak, duke thënë se kanë pasur një bisedë korrekte.

Bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe një bisede e hapur dhe miqësore në drejtimin gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Presidenti i Kosovës./tvklan.al