Presidenti Hashim Thaçi i kujtoi Bashkimit Europian premtimin e pambajtur me Kosovën për liberalizimin e vizave. Gjatë forumit të sigurisë së mbajtur në Budva, kreu i shtetit kosovar tha vendi i tij nuk do t’u nënshtrohet më proceseve me kushte, pasi ato janë përmbushur tashmë.

Hashim Thaçi president i Kosovës: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret përpara se të ndodhë liberalizimi. Por kushte të tjera nuk do të pranojmë, as heqje të tarifës apo themelimin e ndonjë mekanizmi siç është Asociacioni.  Por Kosova i qëndron pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërësi.

Përkrah homologut të tij malazez Milo Gjukanoviç, Thaçi e quajti një padrejtësi izolimin e Kosovës. Ai nënvizoi se vonesat në vendimmarrje nga ana e Brukselit, rrezikojnë të rrisin më tej frymën populiste në Ballkan.

Tv Klan