“Kështu si po zhvillohet është në favor të Serbisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e konsideron të pakuptimtë dialogun me Serbinë nëse në të nuk diskutohet për njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Ky dialog ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe, është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar. Është në favor të Serbisë kështu si po zhvillohet”, tha Thaçi.

Më herët, gjatë fundjavës edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se dialogu po e humbet kuptimin dhe se po shndërrohet në instrument të Serbisë për të fituar kohë.

Tv Klan