“Të sjellë emrin e Kryeministrit ose do të marr masa”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëroi se do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues për të zgjidhur ngërçin që është krijuar nga mungesa ende e një marrëveshjeje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisjeje, siç u shpreh ai vetë në një deklaratë për mediat.

“Shpresoj që kjo zgjidhje të ofrohet sa më shpejt. Përndryshe do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues dhe ligjor për të zgjidhur këtë ngërç”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti mund të shpallë zgjedhje të parakohshme, ose të përcaktojë një emër për kryeministër të përkohshëm, pas konsultimeve me partitë parlamentare.

Megjithatë nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se Presidentit do t’i dërgohet shumë shpejt emri i të mandatuarit nga kjo parti për kandidat për Kryeministër. Por aktualisht po punohet që institucionet e reja të krijohen në përputhje me vullnetin e votuesve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Ndërsa nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani tha se partia e saj nuk do të ndërmarrë asnjë nismë për shkarkimin e kryeparlamentarit Konjufca. Sipas saj, synohet që me Vetëvendosjen të arrihet një marrëveshje, ku kusht është posti i kryeparlamentarit dhe jo betejë parlamentare.

Tv Klan