Përfaqësuesit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë për bashkangjitjen e komunave të tyre me territorin kosovar. Kërkesën ia parashtruan presidentit Hashim Thaçi, i cili ua rikonfirmoi mbështetjen për idenë e bashkimit, por u sqaroi se jo çdo gjë varet prej tij.

Presidenti i Kosovës tha: “

Nuk iu premtoj miqve në luginë dhe nuk garantoj bashkëngjitje, por do të punoj shumë që kjo të ndodhë. Se a do të ndodhë apo jo varet nga uniteti në Kosovë, në luginë dhe nga hapat e tjerë të mëtutjeshme për një zgjidhje përfundimtare me marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë, pra një marrëveshje e karakterit, shpirtit dhe substancës evropiane”.

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, veç rezolutës, i parashtroi edhe dy kërkesa të tjera presidentit Thaçi.

Kërkojnë që të marrin pjesë në dialogun Prishtinë – Beograd. Të krijohet fondi kombëtar i solidaritetit nga Shqipëria dhe Kosova për Luginën e Preshevës për përmirësimin e gjendjes ekonomike për zonën”,

u shpreh kryetari i Komunës Preshevë.

Presidenti kosovar u sqaroi liderëve shqiptarë arsyet se pse nuk mund të vizitojë shqiptarët e Luginës. Thaçi u kujtoi se në Serbi është i dënuar në mungesë dhe si president i Kosovës kërkon të shmangë situatat që nuk i shërbejnë dialogut dhe paqes mes dy vendeve dhe stabilitetit të rajonit.

Tv Klan