Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku foli për raportin e Dick Marty-t, i cili ka bërë shumë bujë në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri Thaçi tha: “Ka ngjallur zhurmë në mediat ndërkombëtare, por edhe politike ndërkombëtare. Ka ngjallur reagim edhe në Prishtinë, SHBA edhe në vendet e BE sepse është një shpifje e kulluar, një trillim që pakkush ka mundur ta imagjinojë se mund të ndodhë nga një njeri si Dick Marty, megjithësi opinioni e ka njohur gjithmonë për opinionin e tij anti-Kosovë dhe antishqiptar.  Ndaj emri im prej 15 vitesh është përmendur nga shtypi i i Beogradit dhe raporti i Dick Marty-t edhe në konotacione të tilla, por dua të theksoj që ndihem shumë mirë që me emrin tim lidhet angazhimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi”.