Hashim Thaçi iu përgjigj nga Tirana, Kryeministrit Haradinaj lidhur me akuzat që i bëri një ditë më parë, si pjesë e një plani për copëtimin e Kosovës, të drejtuar nga Federika Mogerini, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama dhe Presidentit serb Vuçiç.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit pas samitit të thirrur nga Presidenti Meta, ku nuk mungoi dhe shtrëngimi i duarve, edhe pse i sforcuar me Aleksandër Vuçiçin, është optimist se brenda vitit do të ketë një marrëveshje. Në të, Thaçi thotë se do të jetë dhe përfshirja e Preshevës, Bujanovçit dhe Medvegjës në territorin e Kosovës.

Thaçi përsërit se marrëveshja duhet të ketë dakordësinë e SHBA veç BE. Presidenti Kosovës ka shprehur rezervat e tij për praninë e Presidentit të Bosnjes, Milorad Dodik në samitin e Brdo Brijunit, duke shigjetuar Presidentin Meta.

Presidenti Meta u përgjigj duke thënë se nuk sheh asnjë problem në pjesëmarrjen e Dodik në Samit.

Tv Klan