Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën për krime lufte. Ai do të merret në pyetje si ish-Drejtor Politik i UÇK, i akuzuar së bashku me disa ish-luftëtarë për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë-Serbi.

Aktakuza u publikua disa javë më parë, gjë që bëri që Thaçi të anulonte angazhimin e tij për dialogun Kosovë-Serbi që po ndiqet tashmë vetë nga Kryeministri Avdullah Hoti.

Hashim Thaçi mohoi akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale, teksa premtoi se nëse do të vërtetohen nga Haga, atëherë ai do të japë dorëheqjen si President i Kosovës.

Tv Klan