Presidentët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Thaçi e Vuçiç do të diskutojnë për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Po ashtu pritet të shkëmbejnë mendime mbi rrjedhën që duhet të marrë në vazhdim dialogu dypalësh. Takimi ndërmjetësohet nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.

Brukseli ka përcaktuar vitin 2019 si horizont kohor për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve që i hap rrugë vazhdimit të procesit të integrimit europian.

Tv Klan