Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje këtë të premte për heqjen njëherë e përgjithmonë të gërmadhave kufitare në Morinë, të cilat sipas tij ndajnë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë

Thaçi postoi një status në rrjetet sociale, pasi kaloi në pikën kufitare të Morinës, në përfundim të vizitës së tij tre ditore në Tiranë, ku mori pjesë edhe në Samitin e Brdo-Brijunit.

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë!

”, shkroi Thaçi.

/tvklan.al