“Drejtësia nuk duhet të ndërhyjë në politikë”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ia vazhdojnë mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Nëpërmjet një videomesazhi, ai ka kërkuar nga deputetët që mandati të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Kosovës.

“Kam bindjen se deputetët e Kuvendit do të mbështesin këtë kërkesë të arsyeshme dhe mbetem thellësisht i bindur se mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”.

Ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në drejtësi dhe anasjelltas.

“Drejtësinë t’ia lëmë drejtësisë. Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi e as drejtësia nuk duhet të ndërhyjë në politikë. Kjo ka qenë bindja ime kur kam mbështetur në çdo hap krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe të paneleve speciale në këto 20 vite”.

Hashim Thaçi është i akuzuar nga Zyra e Prokurorisë të Specializuar në Hagë për krime lufte, por aktakuza ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale. 

Tv Klan