Krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor ishin sot në Tiranë si pjesë e samitit të Brdo-Brijunit. Pas takimit Presidenti Ilir Meta  zhvilloi një dreke më liderët e Ballkanit Perëndimor, por Hashim Thaçi nuk pranoi të ishte i pranishëm. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Thaçi, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se pse nuk mori pjesë.

“Ishte më tepër aspekt teknik, por të takohesha me dy Presidentët e dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën ishte e panevojshme dhe mendoj se do të ishte vazhdimi i një debati të kotë dhe të thatë. Duke patur parasysh pozicion armiqësor që e mban peng Bosnje Hercogovinën nga Milorad Dodik. Bosnja Hervegovina për fat të keq ende nuk e ka njohur Kosovën dhe ndonjëherë  mban pozicion më të ashpër se Serbia dhe unë friksohem se qytetarët nuk kanë të drejtë të mos shkojnë në Bosnje. Edhe kur BE të na japë sinjalin për liberlailizimin e vizave Bosnja do të mbajë pozicionin e Serbisë, prandaj ishte dhe pozicioni im si një mesazh qortues për Bosnjen që të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”, 

deklaroi Thaçi./tvklan.al