Thaçi: Vera e ardhshme, kufi për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës dënon deklaratat e Vuçiç për Millosheviçin

Pavarësisht se e konsideron tepër të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, presidenti kosovar Hashim Thaçi e konsideron dialogun aktual me Beogradin si shansin më të mirë që të dy vendet të vijojnë rrugën e integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian.

“A mund të arrihet kjo marrëveshje? Do jetë shumë vështirë. Synojmë këmbëngulësisht që ky proces të përmbyllet diku nga fillimi i verës së vitit të ardhshëm. Nëse jo, atëherë unë mendoj që do të zgjatë me dekada”.

Në një intervistë për televizionin kroat RTL, Thaçi kritikoi homologun serb Vuçiç që përmendi Millosheviçin në tubimin e të dielës në Mitrovicë.

“Ka qenë një gabim jo i vogël glorifikimi i rolit të Sllobodan Millosheviçit kur dihet se ai është kasapi i Ballkanit nga Sllovenia në Kosovë”.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në një takim me ambasadorin britanik në Kosovë tha se Vuçiç synonte të shprehte mesazhe politike.

“Adresimi i tij ka qenë demonstrim i pastër politik. Aq më tepër kur aq shumë është trumpetuar marrja e Ujmanit. Ujmani do të jetë në Kosovë. Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt”.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj i konsideroi të rrezikshme diskutimet për kufijtë në dialogun me Serbinë, ndërsa tha se vëmendja duhet të përqendrohet tek liberalizimi i vizave.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*