Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë muajit Maj pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në këtë vend , lideri kosovar do të takohet me Joe Biden, zëvendësin e presidentit amerikan, Barack Obama, shkruan Klan Kosova.

Kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë zyrtare e tij, pas marrjes së postit presidentit, gjatë ceremonisë së inaugurimit, që u mbajt më 8 prill në Prishtinë./tvklan.al