Thaçi viziton Reçakun

Thaçi viziton Reçakun

16:14 10/12/2019

Ndërkombëtarët të mos heshtin pas mohimit të masakrës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar Reçakun, i vënë në qëndër të vëmendjes pas mohimit që i bëri kreu i shtetit serb, masakrës. Ai ka kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve, ndërsa tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Banorët e Recakut janë të indinjuar me deklaratat e krerëve të Serbisë të cilët mohojnë masakrën e Recakut. I mbijetuari i kësaj masakre, Ramë Shabani madje thotë që Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë pa i pranuar kjo e fundit krimet që i ka bërë në Kosovë.

Kësaj masakre i ka mbijetuar edhe Agron Mehmeti, ndërsa kishte humbur shumë familjarë.

Si kundërpërgjigje ndaj mohimit të masakrës së Recakut nga Serbia, presidenti Hashim Thaci ka vizituar këtë fshat, pasi sipas tij është pika kulminante e masakrave të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare.  Ai thotë se Serbia në Kosovë ka kryer gjenocid, ndërsa ka kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve.

Thaçi ka përmendur faktin se Serbia gjatë luftës në Kosovë ka vrarë 13 mijë civilë, përfshirë këtu  rreth 400 masakra ndaj civilëve shqiptarë, 1300 fëmijë të vrarë dhe rreth 20 mijë gra të dhunuara.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi