Thatësira e kësaj vere e ka kthyer liqenin e Shkodrës me pamjen e një moçali. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe bregu është i mbuluar nga mbeturinat.

 Disa aktivistë dashamirës të natyrës po pastrojnë bregun e liqenit. 

Problemet këtu janë të mëdha, por të paktën ata po tentojnë të largojnë atë çka është e dukshme. Liqeni ka marrë pamjen e një moçali. Në zonën e Shirokës,  niveli i ujit ka një rënie historike.

Një pamje e tillë ka vite që nuk është parë. Varkat e peshkatarëve nuk gjenden me shumicë në breg.

Shëtitjet për freskinë e tij mungojnë. Kureshtarët dhe vizitorët besojnë se ky është një mëkat.

Vetëm gjashte metra mbi nivelin e detit me një sipërfaqe prej 368 km².  149 km²  prej tyre me  gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë;  kurse  2/3 e tij i përket Malit të Zi.

Liqeni i Shkodrës është i njohur për shumëllojshmëri të faunës dhe i pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh.

Por kjo thatësirë rrezikon t’i zhdukë.

Tv Klan