Qytetarët të shqetësuar për thatësirën që ka përfshirë lumin

Rëra, gurët, bimët dhe reliket janë tani të dukshme aty ku dikur uji ishte në shtratin e lumit Po, më i gjatë i Italisë i cili po përjeton thatësirën më të keqe në 70 vjet.

Thatësira e lumit Po po rrezikon ujitjen dhe po shqetëson banorët vendas.

Ciceroni Stefano Grassi përdori një ekran për të monitoruar nivelet e ulëta të ujit të këtij lumi që rrjedh nëpër qytetin Boretto në rajonin verior të Emilia Romagna. Thatësira ka shkaktuar një rënie dramatike të nivelit të ulit.

“Ka 30 centimetra ujë. Zakonisht, ka shumë ujë, normalisht ka 2-3 metra ujë, por tani lumi është plot me rërë”.

Rajonet e Italisë së veriut rrezikojnë të humbasin deri në gjysmën e prodhimit të tyre bujqësor për shkak të thatësirës. Lumenjtë e tjerë që shtrihen në Italinë qendrore po përballen gjithashtu me një situatë të ngjashme.

Shumë vende të Europës Perëndimore po përjetojnë temperaturat jashtëzakonisht të larta, duke shtuar frikën e ndryshimeve klimatike.

Klan News