Edhe pse arkëtimet dhe ulja e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes kanë pasur tregues më të mirë se një vit më parë, thatësira do të bëjë që bilanci i këtij fundviti të nxjerrë OSHEE-në me fitime minimale. Elton Sevrani, drejtor i shitjeve në këtë ndërmarrje thotë se shpresat janë që 2017-ta të mos mbyllet me humbje.

OSHEE ka patur shpenzime rreth 60 milion euro më shumë se programimi vetëm për importet e energjisë.

OSHEE ka shtyrë edhe afatin për të përfituar nga skemat lehtësuese për konsumatorët që janë debitorë pranë saj deri në fund të 2018-ës. Ndërsa qytetarët që e kanë shkelur aktmarrëveshjen me kompaninë, mund ta rilidhin nëse paguajnë njëherësh faturat e vitit 2017.

Për 2018-ën kompania synon që niveli i humbjeve në rrjet të zbresë në 24%.

Tv Klan