“The aeronauts”, në Dhjetor shfaqet në kinema

“The aeronauts”, në Dhjetor shfaqet në kinema

08:20 28/10/2019

“The aeronauts” është filmi për fluturimin e parë me balonë që pritet të dalë së shpejti. Për këtë projekt kinematografik është bashkuar dyshja Eddie Redmayne dhe Felicity Jones, aktorët që shkëlqyen me performancën në filmin “The Teory of Everything”. Në qendër të kësaj aventure biografike është një pilote dhe një shkencëtar që zgjedhin balonën për të udhëtuar, por pasi ata mbesin në ajër, “luftojnë” me jetën.

Dëshira për të lëvizur dhe eksploruar nga lart botën është dëshira e protagonistit Glaisher. Ai mbahet mend për udhëtimet legjendare të realizuara me balonë gjatë 1862-1866.

Ngjitja në një lartësi prej 8.6 km i krijon probleme aktorëve kryesorë. Premiera e këtij filmi do të jepet më 6 Dhjetor të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi