Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 është një arritje, për më tepër për mënyrën se si shkoi, e para në grupin ku ndodheshin Çekia dhe Polonia.

Për këtë prestigjozja “The Athletic” në shkrimin e saj ku veçon Jasir Asanin me supergolat e tij për më tepër një lojtar i ftuar për herë të parë me Kombëtaren në moshën 27-vjeçare, i cilësuar si një zbulim i Sylvinho.

Ai shënoi 3 gola dhe u përfshi në 3 të tjerë me pasime, gjysma e atyre të realizuar në grupin kualifikues. Mbrojtja është një garanci ku spikat kapiteni Berat Gjimshiti, pasi ka lejuar vetëm 4 gola në 8 ndeshje.

Në këtë artikull përmendet fakti edhe për lënien jashtë listës të Sokol Cikalleshit, një nga shënuesit më të mirë në historinë e Shqipërisë dhe Myrto Uzunit autor i 11 golave në këtë sezon në La Liga.

“The Athletic” shton se Kombëtarja Shqiptare vjen si më pak e kuotuara në grupin e Euro 2024, ku Italia, Spanja e Kroacia e shikojnë si ekipin për tu mundur, por duhet patur kujdes pasi mund të hasin në një surprizë të pakëndshme.

Tifozët e përfaqësueses që renditet e 66-ta në FIFA, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë mes finalistëve të Euro 2024 e ëndërrojnë një sukses.

Tv Klan