Filmi i fundit i Prime Video “The Better Sister”, pati premierën e tij në New York në Muzeun e Artit Modern.
Seriali tregon për dy motra dikur të larguara nga njëra-tjetra, që luhen nga Jessica Biel dhe Elizabeth Banks.
Në film motrat janë të ndara edhe nga një burrë.
Aktorët dhe ekipi kanë krijuar edhe një miqësi të mirë së bashku jashtë xhirimit. Ata janë shfaqur në klube të New York, madje morën pjesë në një koncert të bashkëshortit të Biel, Justin Timberlake.
Seriali me tetë episode do të transmetohet në Prime më 29 Maj dhe bazohet në romanin me të njëjtin emër të Alafair Burke.
Klan News