Albumi i grupit “The Eagles” është më i shituri i të gjitha kohërave, duke lënë pas albumin e Michael Jackson të titulluar “Thriller”.

Shoqata e Industrisë së Regjistrimit në Amerikë tha për Associated Press se “The Eagles” me albumin “Their Greatest Hits 1971-1975”  ka marrë 38 disqe platini dhe ka arritur të shesë 38 milion kopje.

Në këtë mënyrë kryevepra e Michael Jackson zbret në vend të dytë, sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë, me vetëm 33 disqe platini.

Grupi “The Eagles” u formua në fillim të viteve 1970 në  Los Angeles. Muzika e tyre ishtë një përzierje e rock’n’roll dhe muzikës country. Grupi u  shpërbë në vitin 1980, për t’u rikthyer 14 vjet më vonë.

Tanimë vetëm një pjesëtar i grupit është gjallë.  Megjithatë këngët e tyre vazhdojnë të jenë pjesë e koncerteve. Në shumë raste djemtë e këngëtarëve, që kanë ndërruar jetë, janë ata që i zëvendësojnë.

Klan Plus