“Çdo idiot me një hartë dhe një pushkë po emocionohet” kështu e nis “The Economist” artikullin për marrëveshjen Kosovë–Serbi dhe idenë për ndryshim të mundshëm të territoreve.

Serbët dhe shqiptarët janë të çoroditur, ndërsa liderët e tyre së fundi po diskutojnë shkëmbimin e pjesëzave të territoreve të populluara nga dhjetëra mijëra njerëz. Është një ide që po rrit shpresa dhe frikëra në të njëjtën kohë në Ballkan, vijon shkrimi.

Prestigjiozja britanike vë në dukje se nëse Kosova dhe Serbia do t’i shënojnë përsëri kufijtë e tyre, apo vijat etnike, do të ishte një ndryshim i madh dhe me shumë gjasë destabilizues për rajonin. Për shembull, lideri i serbëve të Bosnjës mund të kërkonte pavarësi me argumentin se kufijtë e vjetër të brendshëm të Bosnjes tashmë janë zhbërë dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Bosnjën. Kjo do të rrezikonte një luftë të re, shkruan ‘The Economist’.

Në artikull thuhet se ndryshimi i kufijve të dy shteteve nuk është i lehtë, por është gjithashtu shumë kontraversal, pasi është “një formë paqësore e spastrimit etnik”.

Për revistën britanike Serbia vështirë se do të heq dorë nga krahinat jugore të saj, të cilat i konsideron si pika srtategjike për lidhjen me Europën Qendore dhe Greqinë, nisur edhe nga investimet në infrastrukturë që po bën përmes Luginës së Preshevës.

Tv Klan