Javën e shkuar, një memo i është dërguar stafit aktual dhe bashkëpunëtorëve të programit “The Ellen DeGeneres Show” duke njoftuar një hetim të brendshëm në kompani.

Warner Bros, kompania e këtij produksioni dhe një palë e tretë do të hetojnë pas ankesave të shumta për një mjedis pune toksik. Kompania do të marri në pyetje një pjesë të stafit pas deklaratave të punonjësve se Ellen DeGeneres nuk është njeriu gazmor dhe dashamirës, që njerëzit shohin në shtëpi. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi morën leje për arsye shëndetësore, apo për të shkuar në varrimet e të afërmve.

Producentët e formatit  Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner kanë thënë se lajmet po i marrin pretendimet shumë seriozisht. /tvklan.al