trafiku

Deri tani vëmendja e krizës së emigracionit ka qëne te emigrantët që përshkonin detin Mesdhe nga Afrika Veriore, duke mos vënë re mijëra të tjerë që përshkonin Ballkanin perëndimor. Por ngjarja e fundit në Austri e ndryshoi.

Gazeta britanike “The Guardian”, në artikullin me titull “Ballkani është tani qendra e rrjetit të trafikut në Europë” shkruan se rruga e trafikut përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe në Austri, vendi i parë në Eurppën Perendimore,  është më e ndjekur se rruga në Detin Mesdhe.

Duke iu referuar shifrave të Fronteks, agjensise se kontrollit te kufijve ne Europe- nga muaji Janar deri në korrik të këtij viti, 102,342 persona kishin kaluar në Austria përmes vendeve të Ballkanit Perendimor, 10 mijë më shumë se ata që hynë në Europë përmes të ashtuquajturës “rruga kryesore e mesdheut”.

Shumë nga ata që kanë ndjekur rrugën e Ballkanit janë përballur me bandat e mafias bullgaro-hungareze, që besohet se është përgjegjese edhe për 71 viktimat, që u zbuluan në një kamion në Austri.

Duke iu referuar te dhenave te Europolit, “The Guardian” shkruan se “ata që janë pas tragjedisë kanë lidhje me banda të tjera kriminale, të njohura nga autoritetet”. Tashmë banda më të pamëshirshme të krimit në ballkan- po merren me trafikun e qenieve njerezore, që për ta-sipas eksperteve është më fitimprurësi, se droga apo armët. Janë rreth 3000 persona që janë lidhur me këtë trafik, edhe nga Britania e Madhe.

Ata që ikin nga Siria, zakonisht paguajnë 1000 dollarë për kalimin e shkurtër por tejet të rrezikshëm nga brigjet turke në ishujt greke, kryesisht në Kos. Ata shpresojnë që ndonjë traget ti cojë brenda Greqisë, nga ku do të nisin udhëtimin e tyre. Në Maqedoni, emigrantët paguajnë një mesatare prej 500 dollarësh duke ecur nëpër pyje, male, duke përshkruar lumenj, pa ushqim pa ujë ,për të arritur në Sserbi, një udhëtim që zakonisht zgjat 10 ditë. Është një dërrmim jo vetëm fizik por edhe psikologjik.

“The Guardian” shkruan se rrugët e përdorura nga trafikantët në Ballkan ndryshojnë me shpejtësi, pas çdo goditjeje shfaqet një shteg i ri, për t’i anashkaluar autoritetet.

Tv Klan