Ajo ishte artistja më e transmetuar në Spotify vitin e kaluar dhe në muajin Shkurt ishte gruaja e parë që u nominua për pesë çmime britanike dhe fitoi dy prej tyre.

Kështu e ka nisur artikullin gazetën britanike “The Guardian” për Dua Lipën. Këngëtarja e New Rules ka folur për rrënjët e saj, jetën dhe muzikën. Bukuroshja ka treguar për gjyshin e saj në Kosovë që ishte historian që nuk iu  bind regjimit serb për të ndryshuar historinë e Kosovës.

Që prej vitit 1992 prindërit e saj u zhvendosën në Londër, ku krijuan jetën e tyre në kushte të vështira.

“I kam parë prindërit e mi duke punuar çdo ditë”

. Fillimisht ata punuan si kamarierë në lokale e restorante të ndryshme në kryeqytetin britanik. Në mbrëmje, i ati ndiqte kurse biznesi, kurse nëna e këngëtares merrte trajnime për t’u bërë menaxherë në turizëm.

Dua ka treguar se kur ishte e vogël nuk i pëlqente emri i saj. Shprehet se gjithmonë duhet t’i shpjegonte njerëzve kuptimin e emrit. Gjithmonë kishte dashur të quhej Hannah, Sarah, Ella… por tani tregon se është krenare për këtë emër.

Ajo foli dhe për politikat e Britanisë pas Brexit në lidhje me emigrantët. Ajo u shpreh se ata janë të detyruar të emigrojnë për shkak të kushteve tepër të vështira ekonomike.

Shqiptarja ka kritikuar dhe politikat bllokuese të presidentit Trump ndaj emigrantëve. Me ironi ajo u shpreh: “

Se më vonë, do të kuptohet qartë se SHBA ka gabuar me zgjedhjen e saj.

S

hpresoj që ata të kenë mësuar nga kjo.”

Klan Plus