Personazhet e dashur tani në format njerëzor

I konsideruar si një nga klasikët më të dashur të Disney të të gjitha kohërave, “The Little Mermaid” do të vijë tashmë në një version plotësisht të ri  në të cilin do të shihni Ariel, miqtë e saj dhe dashurinë e madhe Eric, në format njerëzor.

Por nëse po imagjinoni një sirenë me lëkurën e bardhë dhe flokët e kuq, ajo nuk do të jetë e tillë.

Për të portretizuar Arielin, një princeshë sirenë që ëndërron të jetë një njeri Disney ka zgjedhur aktoren dhe këngëtaren Halle Bailey.

Ndërsa në rolin e princit Eric do të jetë Harry Styles, për të cilin “The Little Mermaid” do të jetë projekti i parë filmik kaq I madh.

Filmi i ardhshëm do të përfshijë këngë origjinale nga klasikja e animuar e vitit 1989, si dhe melodi të reja.

Nën drejtimin e Rob Marshall dhe me skenar të David Magee “Sirena e vogël” do ti fillojë xhirimet në vitin 2020.

Tv Klan