dicaprio

“The Revenant”, filmi më i fundit i aktorit, Leonardo DiCaprio, këtë vit kryeson listën e nominimeve për çmimet “Oscar”, me plot 12 të tilla.

“Aktori më i mirë”, “Fotografia më e mirë” dhe “Regjia më e mirë” janë disa prej kategorive ku “The Revenant” është pretendent për çmim “Oscar”.

Lista e të nominuarve për edicionin e ’88 të “Academy Awards” u bë publike në Los Angeles. Nominimi i DiCaprio në kategorinë “Aktori më i mirë” u shoqërua me brohorima nga të pranishmit.

41 – vjeçari nuk ka fituar kurrë një “Oscar” më parë, ndonëse është në të shkuarën ka qenë i nominuar në 5 kategori.

di caprio

Megjithatë, këtë vit DiCaprio shihet si favorit, ndërsa “The Revenant”, premiera e të cilit ishte më 25 Dhjetor 2015, ka patur një impakt tepër pozitiv tek kritika dhe publiku.

Më herët filmi kryesoi çmimet “Golden Globe”, duke marrë 3 të tilla.

Fituesit e çmimeve “Oscar” do të shpallen në Shkurt, ndërsa DiCaprio ka përballë rivalë si Eddie Redmayne, për rrolin e tij në “Mad Max”, që ndodhet vetëm një nominim prapa, me 11 të tillë.

“Academy Awards” ose ndryshe “Oscar” është ceremonia e përvitshme e vlerësimit të arritjeve kinematografike në industrinë e filmit. /tvklan.al