Përdoruesit e mediave sociale kanë zbuluar se seriali i njohur “The Simpsons” ka parashikuar në vitin 2000 edhe veshjen e Kamala Harris.

Të Mërkurën, 56-vjeçarja mori pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president i SHBA-së me një veshje kostum ngjyrë vjollcë të dizajnuar nga  Christopher John Rogers dhe Sergio Hudson. Këtë kostum ajo e përshtati me edhe me një gjerdan perlash të personalizuar nga Porto Rikan Wilfredo Rosado.

Veshja e zv-presidentes së SHBA-së kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me veshjen e Lisa Simpson në një episod të quajtur  ‘Bart to the Future të vitit 2000, në të cilën Lisa është shpallur Presidente e Shteteve të Bashkuara.

Lisa shihet e veshur me një xhaketë ngjyrë vjollcë, një golf grijë dhe një gjerdan me perla. Njerëzve nuk i ka shpëtuar kjo ngjashmëri dhe përmes postimeve në rrjetet sociale shprehen se ky është një shembull tjetër që seriali parashikon ngjarjet botërore.

“The Simpsons” kanë parashikuar gjithashtu edhe presidencën e Trump. Në këtë episod të “The Simpson” shihet një moment kur Lisa i drejtohet stafit të saj: Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxhetore nga Presidenti Trump.

“The Simpsons” është vlerësuar si parashikues i ngjarjeve të panumërta botërore, përfshirë presidencën e Donald Trump./tvklan.al