Huazim në Janar me detyrim blerje 35 milionë Paundë

Tek Chelsea duket se e kanë vendosur për të huazuar sulmuesin shqiptar, Armando Broja në skuadra të tjera që këtë merkato Janari, por me një kusht: Në verë ai duhet të shitet për shumën e 35 milionë Paundëve.

Është tabloidi britanik “The Sun” që konfirmon se klubi i Stamford Bridge është i gatshëm të ndihmojë klubet e interesuara që mund të kenë probleme me Fair Play-in Financiar për të kryer transferimin.

Sipas të njëjtave burime, sulmuesi 22-vjeçar dëshirohet nga disa klube të Premierligës si Wolverhampton dhe Fulham. Ka skuadra që nuk mund ta blejnë që në Janar ndaj dhe blutë e Londrës janë të gatshëm ta ofrojnë në huazim me detyrim blerjeje.

Kjo është një praktikë e njohur në futboll dhe Chelsea e ka aplikuar me futbollistë të tjerë. Broja, ka luajtur 17 herë në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon, duke shënuar 2 gola. Në sezonin 2021/22 ai u huazua te Southampton.

Tv Klan