Prestigjiozja britanike “The Sun” shkruan sërish për Shqipërinë, dhe zbulon se vendi ynë është bërë shumë popullor për britanikët që janë në kërkim të pushimeve të përballueshme në vend me mot me diell dhe plazhe të bukura.

E quan një Tajlandë në minaturë, që çdo vit e më shumë po përjeton fluks vizitorësh gjatë viteve të fundit.

Veç plazheve me rërë të bardhë dhe ujëra të pastra, veçon Lumin e Shalës, një vend pak i njohur, por që po kthehet trend në TikTok. Zbulon rrugët që të çojnë në këtë lumë të bukur madje dhe bujtinat ku mund të qëndrojnë vizitorët.

Një tjetër vend që veçohet është plazhi “Pasqyrat”, i cili u shpall si “Plazhi më i mirë në botë” sipas një studimi të kryer nga ekspertët e agjencisë britanike të udhëtimeve, në fillim të 2024-tës.

Sipas shkrimit të “The Sun” Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka kryesuar listën e qyteteve më të lira në vitin 2021.

Tv Klan