“Ka peizazhe mahnitëse dhe histori magjepsëse”

Krahas destinacioneve popullore si Spanja dhe Greqia, prestigjozja britanike ‘The Sun’, paralajmëron një tjetër destinacion që po njeh rritje vizitorësh në vitet e fundit.

Është Shqipëria, që çdo ditë po popullarizohet si destinacioni i duhur për pushime jo vetëm në Europë. Arsyeja? Çmimet e favorshme të fluturimeve deri në 15 pound, dhe të qenit një vend po aq ekonomik edhe për akomodimin dhe gastronominë.

E për të vërtetuar këtë artikull, duke iu referuar ekspertëve të udhëtimeve, sjell në vëmendje se në Shqipëri mund të gjesh birra shumë të mira me çmimet më të lira në europë, ku një shishe 500 miligram mund ta gjesh me 2 paund.

Përveç Ksamilit, Sarandës dhe Himarës që mbeten vendet më popullore gjatë sezonit në Shqipëri, një tjetër që po tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit është Tirana.

Një qytet, ku siç evidenton ‘The Sun’, gjen të vjetrën dhe të renë, muzetë më interesantë që shpalosin kohën e diktaturës dhe sigurisht çmime të favorshme të akomodimit deri në 38 pound nata.

Tashmë që kompanitë ajrore kanë mundësuar linjat direkte, udhëtimi është edhe më i thjeshtë me vetëm 3 orë distancë nga Londra.

Kushdo që planifikon të udhëtojë në Shqipëri, theksohet në artikull, mund t’i gjejë të gjitha, bukuritë e natyrës, plazhet e bukura por edhe një vend që veç gjuhës së tyre janë edhe anglishtfolës, çka e bën edhe më të bukur udhëtimin për të huajt që mund ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.

Tv Klan