Pushuesit britanikë: Shijuam një kanë vere për 9 paund buzë detit

Edhe pse Shqipëria nuk është një destinacion shumë i popullarizuar për pushime në mesin e britanikëve, Riviera u ka bërë përshtypje udhëtarëve, falë plazheve të bukura dhe çmimeve të lira. Kështu shkruan prestigjozja britanike “The Sun”, duke u nisur nga një video në rrjetet sociale të dy turisteve angleze që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.

“Shkuam atje dhe e dashuruam vendin”,  kështu e kanë titulluar videon në Tik Tok dy turistet britanike,të cilat dokumenton aventurat e udhëtimit të tyre në Ksamil.

Një mbishkrim mbi videon shkruhet se “Ishim në një udhëtim vajzash në një qytet plazhi në Shqipëri. Kemi shpenzuar 12 dollarë ose (9,50 £) për një kanë të madhe me verë vendase, të cilën po e pinim ndërsa merrnim rreze dhe notonim në ujërat më të kthjellta ndonjëherë. Pasi të perëndojë dielli do të shkojmë në një drekë autentike mesdhetare, ku do të hamë veten për 10 dollarë ose (7,90 £).

Tabloidi britanik duke nisur nga video e tyre, e cila tashmë është bërë virale dhe ka marrë më shumë se 600 mijë klikime, por edhe dhjetëra komente pozitive, bën një analizë të kostove në Shqipëri dhe posaçërisht në Ksamail, apo siç është kurorëzuar tashmë “Maldivet e Europës”.

Dy mikeshat janë impresionuar nga pushimeve verore në rivierën shqiptare dhe jo vetëm nga mjedisi dhe bukuria e plazheve por është mikëpritja.

Ne ecim kudo dhe të gjithë janë kaq miqësorë, udhëtimi nuk është shtrenjtë”, shkruhet në video, ndërsa videon e shoqërojnë një lumë me komente pozitive.

Një person shkroi: “Kjo ishte përvoja ime shqiptare! Është absolutisht e nënvlerësuar, por shpresoj të mbetet kështu.”

Një komentues  tjetër shtoi: “Sapo e shtova këtë në listën time”. Një i tretë shkroi: “Jam shumë i interesuar të vizitoj Shqipërinë”.

Në një video të veçantë, turistet britanike kanë ndarë edhe lokalet e tyre të preferuara të plazhit në Ksamil. “Këtu janë baret më të mira të plazhit në Ksamil në Shqipëri. “Në Bar dhe Restorant Guvat, vera është shumë e lirë, dhe restoranti është shumë i shijshëm. Unë kam pasur vaktin më të mirë. Tjetër është Poda Beach Bar, i cili është më i miri për të sijuar diellin dhe ujërat e kristalta.  Ne na pëlqyen lëkundjet dhe u hodhëm nga kuverta gjatë gjithë ditës, ishte shumë argëtuese.

Veranda nga Apollonia ishte ndoshta e preferuara jonë, ishte seriozisht dita më e mirë ndonjëherë. Ushqimi dhe pijet ishin kaq të mira, dhe ne notuam në pishinë dhe u hodhëm në det gjatë gjithë ditës.”

Përveç bareve të lira të plazhit, Ksamili është edhe shtëpia e “Pema së Thatë” – një shtëpi njëkatëshe mbi ujë në stilin Maldive që kushton vetëm 8 £ në ditë. “The Sun” shkruan edhe për mënyrat e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe Ksamilit.

Ksamili ndodhet në pjesën jugore të rivierës shqiptare dhe ndodhet afër kufirit grek. Disa linja ajrore kryejnë fluturime direkte nga Britania e Madhe në Shqipëri, me çmime që fillojnë nga 25 £.

Fluturimet janë të drejtpërdrejta për në Tiranë, kryeqytetin e  Shqipërisë, nga atje është katër orë me makinë deri në Ksamil.

Pushuesit gjithashtu mund të fluturojnë në Korfuzin fqinj dhe të kapin një traget për në Sarandë, i cili është 30 minuta larg me makinë.

Përveç fluturimeve të lira, pijeve dhe shezlongëve, akomodimi në hotel është gjithashtu i përballueshëm. Ka një sërë opsionesh akomodimi në Ksamil duke përfshirë hotele dhe shtëpi pushimi me qira me dhoma duke filluar nga 21 £ paund për natë, shkruan prestigjozja britanike, e cila në fund thotë se  Shqipëria po kthehet në një pikë të nxehtë pushimesh edhe për britanikët.

Klan News