“Mendoj se nëse do të kisha fëmijë, do të frymëzohesha më tepër”

Këngëtari The Weeknd ndihet gati të bëhet baba në një të ardhme të afërt. Ai ka treguar se edhe pse ka momente kur mendon se nuk do të krijojë familje, dëshiron që një ditë të jetë prind.

 “Mendoj se më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu ndihem sikur të kesh fëmijë do të ndikonte tek unë dhe do të më frymëzonte më shumë”, u shpreh ai gjatë një interviste. Ndërsa kur është pyetur se si do ua shpjegojë fëmijëve në të ardhmen tekstet e censuruara, The Weeknd është shprehur:

“Absolutisht. Jam i përgatitur për këtë gjë. Në fund të ditës, është arti im. Dhe ky ishte babai”, tha artisti gjatë një interviste.

Ai u shpreh se thyerjet e zemrës nuk janë aspak një përvojë e mirë, por ka pranuar se historitë e dashurisë që janë lënë në mes e kanë frymëzuar atë të krijojë muzikë të mirë. Gjthashtu ai ka folur hapur edhe për arsyen pse ka hequr dorë nga droga dhe alkooli duke deklaruar se vitet e fundit ka  kuptuar që nuk ka më nevojë për to.

Klan News