Shpresat për të gjetur 250 trupa të zhdukur po zbehen, SHBA do të dërgojë ndihma ushtarake, ushqim dhe ujë për rajonet e prekura

Bilanci nga tërmeti që goditi Japoninë këtë fillim viti ka arritur në 92. Situata mbetet e rënduar pasi ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur 250 persona të cilët rezultojnë të zhdukur.

Shpresat për të gjetur gjallë trupat e zhdukur janë zbehur, ndërsa ekipeve të shpëtimit janë shtuar edhe 4600 forca të tjera. Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima. 

Dhjetëra mijëra banorë janë ende pa energji dhe ujë, ndërsa qindra mbeten të izoluar për shkak të rëshqitjeve të dheut dhe rrugëve të bllokuara.

Shkatërrimi më i madh është në qytetin Wajima me një popullsi prej 23,000 banorësh që tanimë ngjan si një qytet fantazmë. Të paktën 120 hektarë tokë gjithashtu janë përmbytur nga cunami i shkaktuar nga tërmeti.

Një hetim paraprak i udhëhequr nga studiues në Universitetin e Tokios vlerësoi se pika më e lartë e cunamit në bregun perëndimor të gadishullit mund të kishte arritur deri në 4.2 metra mbi nivelin normal të detit nëse tërmeti do të tejkalonte magnitutën prej 7.6 ballë.

Qeveria ka bërë të ditur se do të vendosë në dispozicion 34 milionë Dollarë për të ndihmuar viktimat. Shtetet e Bashkuara  kanë bërë të ditur se do të dërgojnë mbështetje logjistike ushtarake, ushqim dhe furnizime dhe ndihmë për rajonet në Japoni të shkatërruara nga tërmeti.

Rreth 54,000 personel të forcave amerikane janë të vendosur në Japoni, prania më e madhe ushtarake e SHBA.

Klan News