Shanset për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e shkatërrimeve të cunamit në Indonezi sa vijnë e zbehen.

Ekipet e shpërtimit kanë gjetur të tjerë trupa të pajetë nën rrënoja, duke e thelluar bilancin e viktimave në 429. Numri i të plagosurve është rreth 1500.

Reshjet e dendura e kanë bërë të pamundur vazhdimin e operacioneve në rrënoja. Autoritetet e kanë pezulluar përkohësisht kërkimin deri në qetësimin e motit.

16 mijë banorë janë evakuuar në qendrat e strehimit. Ekziston frika cunameve të tjerë, teksa vullkani në malin Krakatoa është ende aktiv.

Tv Klan