Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret masive në Kaliforni. Autoritetet thanë se deri tani kanë gjetur trupat e 31 viktimave, por edhe më i lartë është ai i të zhdukurve, në mbi 200.

Shumica e trupave të pajetë janë gjetur në zonën e banuar Paradise në veri, njëra nga dy vatrat e mëdha të zjarreve.

Zjarret vijojnë të përhapen teksa autoritetet kanë mbi 250 mijë njerëz.

Bilanci nga zjarret këtë shtet federal amerikan konsiderohet si më i rëndi në 8 dekadat e fundit.

Tv Klan