Thellohet bojkoti kundër Katar 2022


Thellohet bojkoti kundër Katar 2022

23:53 04/10/2022

Botërori i muajve të dimrit nuk do shihet as në sheshet kryesore te Parisit

Zgjedhja e FIFA-s për zhvillimin e Kupës së Botës në Katar ka sjellë pakënaqësi të mëdha në arenën botërore. Parisi është qyteti i radhës që nuk do të transmetojë në ekranet gjigante në sheshet kryesore ndeshjet e botërorit që do mbahet nga 20 Nëntori deri më 18 Dhjetor në shtetin arabik. Kryeqyteti francez i bashkohet kështu qyteteve të tjera si Lille, Strasburge, Reims, Bordeaux e Marseille për bojkotimin e Kupës së Botës.

Në kryeqytetin e dashurisë nuk do të vendoset asnjë ekran gjigant gjatë ndeshjeve, qoftë edhe për ndonjë ndeshje të rëndësishme që do luajnë kampionët në fuqi të Botës. Nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan, e ka arsyetuar vendimin me “kushtet e organizimit të këtij Botërori, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në atë social”.

Ai theksoi po ashtu se ky bojkot lidhet edhe me periudhën e mbajtjes së kësaj gare, për faktin se ajo do të zhvillohet në muajit e dimrit. Lëvizje që vjen pavarësisht se klubi i futbollit i qytetit, PSG është nën pronësi të pronarëve nga Katari.

Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj të drejtave të njeriut në Katar. Emirati i pasur me gaz është kritikuar ashpër në dekadën e kaluar për trajtimin e punëtorëve kryesisht nga Azia jugore, të nevojshëm për të ndërtuar stadiume, linja metroje, rrugë dhe hotele me vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Aktivistët mjedisorë në të gjithë Francën kanë mbështetur gjithashtu anulimin e transmetimit publik në zonat e tifozëve. Turneu i 19-të do të përdorte energjinë që vendi ka ruajtur për dimër, duke ngritur alarmin e një krize energjitike.

Klan News












Të ngjashme